Bota Iu hapet dera e furgonit dhe mbushin autostradën me kanabis, 6 të...

Iu hapet dera e furgonit dhe mbushin autostradën me kanabis, 6 të arrestuar

Një furgon i mbushur plot me kanabis u ndalua nga policia britanike në një autostradë në Bedfordshire.

Mjeti u pikas nga policia pasi dera e tij e pasme ishte hapur dhe lënda narkotike filloi të shpërndahej në autostradë pranë Lutonit. 6 persona u vunë në pranga.

Policia iu kërkoi falje qytetarëve që bllokoi autostradën për disa orë, deri në pastrimin e saj nga bima narkotike.

Kohët e fundit në Britaninë e Madhe është duke qarkulluar një lloj kanabisi shumë i fortë, i rritur në serra të vogla, i cili ka dhe një çmim shumë të lartë në treg.