Sport Juventus mposht Sampdorian, por humbet Dybalan

Juventus mposht Sampdorian, por humbet Dybalan

Juventus ka mundur 3-2 Sampdoria-n në ndeshjen e orës 12:30 të Serisë A dhe ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke shkuar në kuotën e 8 pikëve në renditje.

Shumë raste dhe pesë gola në Allianz Stadium.

Dybala (10′) ka zhbllokuar ndeshjen, më pas Bonuçi (43′) ka dyfishuar me penallti dhe Yoshida (44′) ka ngushtuar diferencat me kokë.

Locatelli (57′) ka realizuar golin e tretë të vendasve në pjesën e dytë, më pas një e djathtë e Candreva (83′) ka fiksuar shifrat 3-2.

Lajmi i keq për Allegrin ka qenë dëmtimi muskulor i Dybala, i cili ka dalë në lot nga fusha në minutën e 22-të të pjesës së parë. Argjentinasi duket se do ta humbasë ndeshjen e mesjavës kundër Chelsea në Champions League.