Sport Juventusi interesohet për talentin e Shqipërisë, Stiven Shpendi

Juventusi interesohet për talentin e Shqipërisë, Stiven Shpendi

Emri i Stiven Shpendit, sulmuesit të Kombëtares U-21 dhe Çezenës, ka dalë së fundi edhe në listën e klubit të madh të Juventusit. Torinezët po e ndjekin me vëmendje situatën e këtij lojtari, që vjen pas një sezoni shumë të mirë me 12 gola në 29 ndeshje në Serinë C.

Sigurisht, bëhet fjalë për një investim për të ardhmen. Sulmuesi 20-vjeçar, me origjinë nga Puka, është pjesë e Çezenës bashkë me vëllanë e tij Kristjanin, por golat e shënuar kanë vënë në vitrinë më tepër Stivenin.

Më parë ka pasur një interesim edhe të klubeve të tjera të Serisë A për Stiven Shpendin, ndërsa klubi i tij, Çezena, e sheh si një nga mundësitë më të mira për të mbushur arkën.