Politika “Ka disa dosje në Prokurori”, Berisha denoncon kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit: S’ka socialist...

“Ka disa dosje në Prokurori”, Berisha denoncon kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit: S’ka socialist që e voton

Sali Berisha ka deklaruar se kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit ka disa dosje në prokurori, dhe sipas Berishës, “me fondet e demokratëve dhe socialistëve, ka krijuar parajsën e vet.”

Ai theksoi se Fran Tucin nuk ka socialist që thotë, se “e kam propozuar unë, apo e kam votuar unë që të rikandidojë”.

“Këto zgjedhje në të vërtetë, më shumë se çdo zgjedhje tjetër ndonjëherë që nga 1992, janë zgjedhje në të cilat, çdo shqiptar, demokrat, socialist, i paparti, voton për veten e tij në radhë të parë, voton për fëmijët e tij, për të ardhmen e këtij vendi, dhe kjo duke votuar për Hil Currin. Janë vota për veten tuaj, sepse Fran Tuci kandidon dhe nuk ka sot një socialist në Fushë Arrëz, që mund të na thotë këtu, se e kam propozuar unë Fran Tucin, apo e kam votuar unë Fran Tucin që të rikandidojë”, tha Berisha duke shtuar se ai kandidon pasi ai me fondet e demokratëve, socialistëve, të paparti, ka krijuar parajsën e vet dhe ka injoruar tërësisht problemet e mëdha të qytetarëve të Fushë Arrësit, të të rinjve, burrave dhe grave të kësaj bashkie dhe qyteti.

“Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por nëqoftëse i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin ti nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjnë për ju. Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama e para, sepse po të dalë Frani me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën, dhe po të dalë ai me Sali Berishën i themi hajde njëherë të fillojmë pak me pasuritë. Ai në sarajet e Surrelit, Sali Berisha në një apartament si shumica e qytetarëve prej 32 vitesh”.