Aktualitet Kapen tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia

Kapen tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia shqiptare. Në Tiranë është kapur Ruzhdi Marku, 30 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tij, Gjykata e Torinos në Itali i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në Vlorë është arrestuar Klodian Çobo, 37 vjeç, banues në fshatin Mifol të Vlorës, ndaj të cilit Gjykata e Torinos ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve”.

Ndërsa në Elbasan është arrestuar Besmir Dinellari, 31 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos në Itali, më datë 11.02.2020, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.