Bota Kapet në Ekuador 7.3 milionë dollarë kokainë, pakot ishin me flamurin shqiptar

Kapet në Ekuador 7.3 milionë dollarë kokainë, pakot ishin me flamurin shqiptar

Një sasi kokaine me vlerë 7.3 milionë dollarë është sekuestruar nga policia kombëtare e Ekuadorit në kantonin El Guabo të provincës El Oro.

Policia gjeti 122 pako me kokainë, ku disa prej tyre janë të ambalazhuara me flamurin e Shqipërisë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Jonathan M. u arrestua pasi transportonte drogën me një kamion.

Agjentët vunë re qëndrimin e dyshimtë të drejtuesve të dy kamionëve dhe një furgoni gjatë operacioneve, duke i ndalur ata. Shoferët i injoruan urdhrat dhe nxituan të largoheshin por gjatë tentativës për arratisje, një nga kamionët u përplas me një fabrikë bananesh dhe shoferi ia mbathi mes plantacioneve.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën thasë me paketime droge që mbartnin shenjën “JP” dhe logon e mafias shqiptare.

Koloneli Juan Carlos Mafla, shefi i policisë së El Oro tha për mediat se kokaina e sekuestruar do të dërgohej në Evropë.