Aktualitet Kapet një nga 5 dhunuesit e efektivit të policisë, kishte 3 jelekë...

Kapet një nga 5 dhunuesit e efektivit të policisë, kishte 3 jelekë antiplumb

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë një ndër 5 personat e përfshirë në konfliktin e dhunshëm mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku u lënduan dy  persona, një prej të cilëve efektiv policie.

Pas një ndjekje intensive, efektivët e policisë kanë mundur të vënë në pranga 29-vjeçarin B.B., i cili së bashku me 4 persona të tjerë, të shpallur në kërkim kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit janë gjetur 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur dhe shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.K