Sport Sarri i jep leksion ish-skuadrës, Lazio merr 3 pikët e para në...

Sarri i jep leksion ish-skuadrës, Lazio merr 3 pikët e para në Napoli

Sarri është rikthyer në Napoli, këtë herë si kundërshtar dhe i ka rrëmbyer 3 pikë Napolit me Lazion e tij.

Kryeqytetasit fituan 1-2 në këtë transfertë të vështirë që iu dha dhe tre pikët e para në kampionat, pas dy disfatave të para.

Goli i mrekullueshëm me finte i Luis Albertos dhe ai i Kamadës, i rikthyen buzëqeshjen Sarrit i cili më herët para nisjes së takimit u përfshi në polemika, për shkak një gjesti të papërshtatshëm ndaj një tifozi të Napolit.

Rrugën drejt rrjetës e gjetën edhe Zaccagni në minutën e 67’ dhe Guendouzi në minutën e 71’, por pas verifikimit në VAR të dy u anuluan për pozicion të parregullt.

Ndërkohë vlen të theksohet se afrimi i fundit i Lazios, Guendouzi, që u fut në fushën e lojës në minutën e 65’, tregoi një formë shumë të mirë.

Teksa kampionët në fuqi duken larg performancës së vitit të kaluar, ndonëse kanë fituar dy përballjet e para.

Pas këtij takimi Napoli renditet në vend të katërt me gjashtë pikë, teksa Lazio renditet në vend të 12-të me tre pikë.