Kuriozitete Katër shkronja të njëjta për emrat e 11 fëmijëve

Katër shkronja të njëjta për emrat e 11 fëmijëve

Alex, Axel, Xela, Lexa, Xael, Xeal, Exla, Leax, Xale, Elax dhe Alxe. Këta janë emrat e 11 fëmijëve të parë të Gwenny Blanckaert 32 vjeçe dhe Marino Vaneeno 39 vjeç, një çift belg në pritje të fëmijës së tyre të 12-të. Edhe për foshnjën e radhës, emri i parë do të zgjidhet nga kombinimi i katër shkronjave të vetme të përdorura deri më tani për vëllezërit e motrat e tij: A, E, L dhe X. Historia e familjes së madhe, e cila vjen nga Flanders dhe është bërë virale, ka ngjallur kureshtjen e rrjetit, i cili po vë bast për emrin e radhës.

Sipas radhës, Alex është 13 vjeç, Axel 12, Xela 11, Lexa 10, Xael 9, Xeal 8, Exla 5, Leax 4, Xale 2, Elax 1 dhe së fundmi, i vogli Axle është vetëm 6-muajsh. Për fëmijën e 12-të, emri është ende një mister.

Për nënën dhe babain, me pranimin e tyre, emri i fëmijëve nuk ka qenë kurrë një problem “kreativ”. Probleme praktike, nga ana tjetër, ngrenë mësuesit e institutit që ndjekin fëmijët. “Pesë prej tyre janë në të njëjtën shkollë komunale,” shpjegon Gwenny për Linfo.re, gazetën online që tregoi e para historinë e tyre.