Kryesore KE, ‘shuplakë’ Greqisë për çështjen Beleri: Nuk është një çështje europiane, mbështesim...

KE, ‘shuplakë’ Greqisë për çështjen Beleri: Nuk është një çështje europiane, mbështesim SPAK-un

Eurodeputetja greke Anna-Michelle Assimakopoulou dhe zyrtari i Komisionit Europian, Thomas Hagleitner

Komisioni Europian i ka dhënë një përgjigje të qartë Athinës e cila prej disa muajsh tenton të bllokojë procesin integrues të Shqipërisë për shkak të mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar.

Duke pretenduar se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Anna-Michelle Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.

Por eurodeputetja greke u kundërshtua ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner, kur tha se çështja “Beleri” është një çështje europiane.

“Kjo çështje i takon drejtësisë, ne nuk komentojmë për çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-un”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian.