Extra Kinsey “çmendet” sërish, del thuajse e zhveshur me mesazhin për Kobe Bryant

Kinsey “çmendet” sërish, del thuajse e zhveshur me mesazhin për Kobe Bryant

Kinsey Wolanski ka ndaluar një ngjarje sportive në Kupën Botërore të Skive në Schladming të Austrisë, për të transmetuar një mesazh ngushëllimi për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant.

Bukuroshja u shfaq gjysmë e zhveshur në natën e garave në sportin e skive dhe mbante në dorë pankartën: Prehu në paqe Bryant.

Skiatorët, spektatorët dhe të gjithë të pranishmit kanë mbetur të habitur nga ky veprim i 23–vjeҫares.

Ndërhyrja e saj në pistën e skijimit zgjati jo shumë, pasi personat e sigurisë shpejtuan ta largojnë atë. Pavarësisht se ajo nuk u lejua të qëndronte më gjatë për dhënien e mesazhit që synonte, ajo e mori me sportivitet largimin nga pista.

Biondja ka penguar edhe më parë një aktivitet sportiv në finalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool, por këtë herë ajo tërhoqi edhe më shumë vëmendje nisur nga veprimi, por edhe veshja sërish e ekspozuar që kishte zgjedhur.

Kujtojmë se Kinsey Wolanski është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, që është themelues i faqes pornografike ruse “Vitaly Uncensored”.