Aktualitet Kishte kthyer tabakinon në bazë të shpërndarjes së kokainës, arrestohet 26-vjeçari

Kishte kthyer tabakinon në bazë të shpërndarjes së kokainës, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar nga Fieri i identifikuar si Arsen Mete është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi është arrestuar në flagrancë duke trafikuar kokainë.

Sipas policisë Mete në dyqanin e tij, një tabakino, posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta në doza.

Policia në dyqanin e tij gjeti në total 88 doza me lëndë narkotike kokainë, 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e kanabisit, qese dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe shitjen e kokainës.

Tashmë 26-vjeçari i arrestuarit akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.