Sport Klorenc Dedja mposht britanikun Parker, ‘luftëtari’ shqiptar arrin fitoren e 5-të radhazi...

Klorenc Dedja mposht britanikun Parker, ‘luftëtari’ shqiptar arrin fitoren e 5-të radhazi në MMA

Klorenc Dedja arriti një tjetër sukses mbrëmjen e djeshme në MMA, duke triumfuar ndaj britanikut Danny Parker.

“Luftëtari” shqiptar mposhti kundërshtarin  e tij në duelin e zhvilluar në Colchester, duke arritur fitoren e 5-të radhazi.

19-vjeçari shqiptar fitoi me pikë 5-0 ndaj britanikut Parker, duke shtuar edhe një tjetër sukses në karrierën e tij që po vjen në ngritje.

Shqiptari, që konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti të vështirë, ka arritur 2 fitore me KO dhe 3 të tjera me pikë.

19-vjeçari shqiptar ka lindur në Londër dhe jeton në Britaninë e Madhe. Ai konsiderohet nga ekspertët si e ardhmja e këtij sporti.

Dhe jo pa qëllim të riun shqiptar e përkufizojnë trajnerët dhe ekspertët e këtij sporti luftarak si “i lindur për në kafaz (Born for the cage)”.