Bota Koronavirusi, eksperti amerikan: U krijua në laborator, është një armë për luftë...

Koronavirusi, eksperti amerikan: U krijua në laborator, është një armë për luftë biologjike

“Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Wuhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”. Kjo është deklarata e Francis Boyle, profesor në universitetin e Illinois. Eksperti ka folur në një intervistë video për sajtin “Geopolitics and Empire”.

Në vitin 1989, Boyole ka redaktuar aktin kushtetues për Armët Biologjike, që është ligji kundër terrorizmit të armëve biologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thotë se koronavirusi është një armë shumë e fuqishme vdekjeprurëse dhe që është ndërtuar në një laborator të sigurisë së lartë në Wuhan.

Sipas ekspertit, qeveria e Kinës është përpjekur fillimisht ta mbulonte rastin, ndërsa tani po adopton masa drastike për të frenuar epideminë. Qëndrimi i profesorit amerikan është në kundërshtitë plotë me versionin zyrtar, se virusi vdekjeprurës është shpërndarë në një treg lokal të Wuhan. Por ky version zyrtar është kundërshtuar edhe nga ekspertë të tjerë të fushës që bëjnë me dije se vetëm 66% e rasteve fillestare me të infektuar kishin vizituar tregun lokal, shkruan Tgcom24. Në fakt duhet theksuar se kjo është vetmja media italiane që mbështet këtë teori, pasi drejtori i saj, Paolo Liguori, është i pari dhe deri tani vetmi që foli për këtë teori që cilësohet konspirative