Aktualitet Koronavirusi, rezultate negative për 50-vjeçaren

Koronavirusi, rezultate negative për 50-vjeçaren

Rezultoi negative pas testit një 50-vjeçare nga Lushnja, për të cilën mjekët patën dyshime të forta se ishte e prekur nga koronavirusi.

Gruaja sapo ishte kthyer nga Italia dhe u mbajt e izoluar në QSUT, pasi kishte shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin, si vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.

Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë thanë se testi ka përfunduar dhe 50-vjeçarja ka rezultuar negative.