Bota Koronavirusi/ Spanja kufizon numrin e nxënësve në klasa

Koronavirusi/ Spanja kufizon numrin e nxënësve në klasa

Qeveria spanjolle planifikon të reduktojë në mënyrë dramatike numrin e nxënësve në klasa, për të kufizuar mundësinë e përhapjes së koronavirusit në shkolla, njoftuan sot mediet.

Në shumicën e rajoneve, numri maksimal i fëmijëve të lejuar në një klasë është 28 në shkollën fillore dhe 40 në arsimin e mesëm.

Rregullat e reja nënkuptojnë se nuk mund të mësojnë më shumë se 15 nxënës në të njëjtën kohë.

“Nuk kishte para të mjaftueshme për të ndarë hapësirat e klasave dhe për të sjellë më shumë mësues”, deklaroi ministrja e Arsimit, Isabel Celaa.