Kryesore Kryemadhi nxjerr SMS-të për Bashën kundër Gaz Bardhit

Kryemadhi nxjerr SMS-të për Bashën kundër Gaz Bardhit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar sonte në emisionin “Opinion” kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ishte ai që e përçau opozitën duke çuar më pas në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste. E mbani mend “topi është në fushën e Luli Bashës”. Kjo marrëveshje nuk do firmosej ditën tjetër. Po ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim janë dëshmitarë zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që thamë ne do ta firmosim.

Pasi u firmos marrëveshja e 5 qershorit që betonizonte 85% të vendeve në Parlament të opozitës. Edhe të Nismës Thurje edhe të shumë partive të tjera. Aty fillon origjina”, tha Kryemadhi në emisionin “Opinion” që më pas nxori SMS-të që i dërgonte Bashës në fushatë kundër Gazmend Bardhit.

“Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë Taulanti e ka personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë” , lexoi Kryemadhi SMS-në që kishte marrë nga baza dhe që ia kishte përcjellë Bashës.

“Basha më mori në telefon; “E qartë, flas unë me Gazin!”, ishte përgjigjja e Bashës sipas kryetares së LSI-së.