Kryesore Kryeministrja italiane Giorgia Meloni viziton sot Vlorën, e ftuar nga Rama

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni viziton sot Vlorën, e ftuar nga Rama

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë ditën e sotme qytetin bregdetar të Vlorës, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për një vizitë private, ndërkohë që nuk dihet më shumë rreth kësaj vizite.

Një vizitë e tillë vjen në një kohë kur mediat italiane i kanë bërë jehonë turizmit në Shqipëri, duke ndarë artikuj të ndryshëm për bregun shqiptar, madje edhe intervista të kryeministrit Rama.