Kryesore Ku lejohet dënimi me vdekje në botë?

Ku lejohet dënimi me vdekje në botë?

14 shtete në gjithë botën e lejojnë me ligj dënimin me vdekje si praktikë për ekzekutimin e kriminelëve të një shkalle rrezikshmërie shumë të lartë.

Në asnjë shtet të Europës, përfshi Shqipërinë, nuk lejohet dënimi me vdekje.

Katërmbëdhjetë vendet që kanë legalizuar dhe ruajtur të drejtën për të ekzekutuar kriminelët për krimet e tyre janë: Bangladeshi, Kina, Egjipti, Etiopia, Indi, Indonezia, Irani, Japonia, Nigeria, Arabia Saudite, Korea e jugut,  Sri Lanka, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vitin 2020, organizata Amnesty International ka evidentuar 483 dënime me vdekje në gjithë botën. Kina, Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite janë vendet që kanë ekzekutuar më së shumti të dënuar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 27 nga 50 shtete e përdorin këtë praktikë, ku që nga viti 1970 janë ekzekutuar mbi 8,500 njerëz të dënuar për krime të rënda.

Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Donald Trump rifilloi ekzekutimet federale në vitin e fundit të mandatit të tij, pas një pauze 17-vjeçare që nuk ishte dënuar askush me vdekje.

Gjithsej shtatëmbëdhjetë persona, të gjithë meshkuj, u ekzekutuan në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020, gjashtëmbëdhjetë me injeksion vdekjeprurës dhe një me elektroshok.

Dustin Higgs, i dënuar për urdhërimin e vrasjes së tre grave në një strehë të kafshëve të egra në Merilend në vitin 1996, ishte personi i fundit që mori injeksionin vdekjeprurës në shtetin e Indianës, në vitin 2020.

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje? Përgjigjet kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nëse në Shqipëri mund të kthehet dënimi me vdekje. Nisur nga ngjarja e Fierit, ku një 38-vjeçar rrëmbeu dhe vrau një 8-vjeçar, Rama nga Rinasi ku zhvilloi një konferencë lidhur me këtë ngjarje makabre, tha se dënimi me vdekje nuk është zgjidhja që mund të shpëtojë shoqërinë nga këto ngjarje.

“Unë e mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentin, nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Por çështje e dënimit me vdekje është një çështje e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë nga të gjithë vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e parë për heqjen e dënimit me vdekje, të bazuara në shumë analiza që kanë folur qartësisht se jo vetëm aspektin moral të një shoqëritë demokratike të bazuar në kartën universale e të lirive dhe të të drejtave të njeriu, por dhe në asketin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të pa shmangshme ngjarje të tilla.

Fatkeqësisht dhe në vende më të zhvilluara i kanë në gjirin e tyre dhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje të cilat siç e the dhe siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë, ndërkohë për sa i përket pjesës tjetër në aspektin e kuadrit ligjor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrje e ka të shkruar legjislacionin më të ashpër.

Çështja është zbatimi dhe ajo që përben një fatkeqësi për ne në shumë vite është papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individ që kanë kryer krime ekstreme, por dhe krime që në mos me vrasje kanë rezultuar në përdhunime, në dhunë ndaj grave dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjyqit apo kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta dhe pastaj i kanë përsëritur ato duke shkaktuar dhimbje dhe plagë”, u shpreh Rama.