Politika Kurti dhe Begaj takohen në Prespë, Presidenti dënon sjelljen e Serbisë në...

Kurti dhe Begaj takohen në Prespë, Presidenti dënon sjelljen e Serbisë në Veri

Në kuadër të punimeve të Forumit të Prespës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë takuar në Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Twitter, Kurti lë të kuptohet se tema më e nxehtë e diskutimit mes tyre ka qenë çështja e arrestimit të tre zyrtarëve policorë nga ana e Serbisë dhe tensionet që mbeten konsistente në katër komunat në Veri të Kosovës.

Ai thekson se ka marrë mbështetjen e presidentit Begaj dhe shpreh falënderimin për qëndrimin e tij kundër sjelljes agresive të Serbisë përkundrejt Kosovës.

“E falënderova Presidentin Bajram Begaj sot për guximin për të dënuar sulmin e Serbisë dhe për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të oficerëve tanë dhe për angazhimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënieve speciale të shteteve tona. E vetmja rrugë përpara për Kosovën, Shqipërinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kalon përmes sundimit të ligjit”, shkruan Albin Kurti në Twitter.