Politika Kurti sfidon Thaçin: E ftoj në debat televiziv, të marrë dhe Pacollin

Kurti sfidon Thaçin: E ftoj në debat televiziv, të marrë dhe Pacollin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ftoi në një debat televiziv presidentin Thaçi, në një formë shumë sfiduese, pasi ky i fundit e quajti Vetëvendosjen një ndërmarrje kriminale.

Tensionet politike kanë arritur kulmin në Kosovë, edhe nga fakti i përfolur për një akt të Thaçit, i cili ka kaluar kufirin me Shqipërinë për të marrë në makinë e çuar në Prishtinë, kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, të cilit nuk iu dha leje për të hyrë nga ajri në Kosovë – me avionin e tij privat – në kthim nga Zvcra.

“Presidenti i Kosovës Thaçi duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin.

Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, tha Kurti.