Aktualitet Publikoi videot intime të një vajze në rrjetet sociale, arrestohet 34-vjeçari

Publikoi videot intime të një vajze në rrjetet sociale, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi i kishte publikuar video intime në rrjete sociale një shtetaseje, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.

Shtetasi V. Guraj, banues në Fier dhe në Angli u vu në pranga nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se Guraj i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.