Sport Lamtumira epike e Ibrës nga Amerika: Tani kthehuni prapë te bejsbolli…

Lamtumira epike e Ibrës nga Amerika: Tani kthehuni prapë te bejsbolli…

Një lamtumirë origjinale ashtu siç di të bëjë vetëm ai. Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar largimin nga Los Angeles Galaxy dhe Shtetet e Bashkuara, duke përshëndetur tifozët me një postim në Instagram që ka marrë mbi 2,5 milionë pëlqime.

“Erdha, pashë, fitova. Faleminderit LA Galaxy që më bëtë të ndihem gjallë sërish. Tifozëve u them, donit Zlatanin, jua dhashë. Historia vazhdon… Tani kthehuni prapë te bejsbolli”.

Kontrata e 38-vjeçarit me skuadrën amerikane përfundoi në mbyllje të fazës playoff të kampionatit, ku Galaxy u mund 5-3 ndaj Los Angeles FC duke u eliminuar.

Por sulmuesi suedez duket se nuk ka ndërmend të ndërpresë karrierën, gjatë së cilës deri tani ka luajtur me Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris SG dhe Manchester United. Pak ditë më parë ai la të kuptohej se do të rikthehej në Spanjë, ndërsa Napoli, Milan dhe United kanë shfaqur interes për ta pasur pjesë të tyre. Me Los Angeles Galaxy, Ibra shënoi 53 gola në 58 ndeshje.