Sport Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës me COVID-19

Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës me COVID-19

Xavi Hernandez është pozitiv me COVID-19. Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës e ka konfirmuar vetë diçka të tillë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale. Tekniku i Al Sadd-it ka treguar se është mirë me shëndet dhe po ndjek rregullat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore.

“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Xavi.

Ai nuk do të ketë mundësi të drejtojë ekipin në këto momente, pasi duhet të kurohet. Xavi rinovoi me Al Sadd-in, pavarësisht se tifozët e prisnin te Barcelona.