Sport Lewandowski triumfon në FIFA “The Best”. Të gjitha çmimet e mbrëmjes

Lewandowski triumfon në FIFA “The Best”. Të gjitha çmimet e mbrëmjes

FIFA ndau sot çmimet për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit. Në një vit ku Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë, çmimi “The Best” ishte trofeu individual më i rëndësishëm i vitit dhe atë e fitoi Robert Lewandowski.

Polaku fitoi këtë vit 5 tituj me Bayern Munchen dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës dhe Champions League.

Dy kandidatët e tjerë për këtë çmim ishin Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Portieri më i mirë i sezonit u shpall Manuel Neuer, i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane. Ai mposhti konkurrencën e Alisson Becker (Liverpool, Brazil) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni).

Ndërsa, trajneri më i mirë i vitit u shpall Jurgen Klopp, i Liverpool. Kandidatët e tjerë ishin Marcelo Bielsa (Leeds) dhe Hansi Flick (Bayern Munchen).

FIFA publikoi edhe formacionin më të mirë të vitit: Alisson; Alexander-Arnold, Sergio Ramos, Van Dijk, Davies; De Bruyne, Alcantara, Kimmich; Messi, Lewandowski, Cristiano Ronaldo.