Shëndet Sulçebe: Faktori gjenetik, treguesi kryesor se pse disa e kalojnë më lehtë...

Sulçebe: Faktori gjenetik, treguesi kryesor se pse disa e kalojnë më lehtë virusin se të tjerët

Situata pandemike në vend duket se ka gjeneruar ndryshime varësisht nga pacienti në pacient. Mjeku imunolog Genc Sulçebe, thotë në studion e lajmeve në TvT, se perspektiva imunologjike ne trajtimin e Covid-19 ka fituar terren ndaj asaj infektive dhe epidemiologjike. Sipas tij, koronavirusi si një sëmundje infektive vetëshëruese, do të zhduket një ditë, me aplikimin në masë të vaksinës.

“Kjo është një sëmundje infektive vetshëruese, nuk ka mjekimë vetëshërues, trajtohen shenjat, por shkaku nuk ka ilac që e lufton. Nga ana imunologjike, vaksina ka prespektivë më të madhe, nxitja e sistemit imunitar, shpresoj që më këtë kjo pandemi të mbyllet”.

Për imunologun Sulcebe, Covid-19 nuk ka shans të shndërrohet në një sëmundje endemike.

“Nuk do të shndërrohet në sëmundje endemike, sepse meqë vaksina do të implementohet në masë të madhe në botë, do të zhduket në tërësi, do ngeli veçse një sëmundje e izoluar. Vaksinat janë efikase, dhe me këto mutacione kjo do të dominohet nëpërmjet vaksinës me sukses”.

Mjeku gjatë analizës së tij, thotë se faktori gjenetik është përcaktuese kryesor i imunitetit të qëndrueshëm së një pacienti i cili e kalon shumë më lehtë këtë sëmundje se sa të tjerë.

“Kjo ka të bëj me mënyrën se si është ndërtuar imuniteti, kur disa sëmurën më lehtë e disa më shumë, dhe si rrjedhojë ndaj një virusi përgjigjja nuk është e lehtë, disa e kalojë pa asnjë shenjë, disa më lehtë, më e rëndë, ka ndryshueshmëri, që është faktori gjenetik, pastaj mosha që sillet tjetër ndaj infeksioneve sesa mosha më e re. Pra faktori gjenetik, mosha, ambient se sa është ngarkesë virale psh mjekët që kanë ngarkesë virale në ambient, e kalojnë më rëndë”.

Në kuadër të kësaj, mjeku imunolog thotë së antitrupat luajnë rol të rëndësishëm në luftën antiCovid.

“Antitrupat janë tregues i kësaj sëmundje, prapa antitrupave kemi një mori qelizash, sistemit imuniar, leukocidet ose rruazat e bardha janë prapa dhe luajnë rol të rëndësishëm në këtë luftë. Ndodh që edhe në mungesë të antitruroave mund te kemi rezistencë efikase, ka që janë imun edhe pse nuk kanë antitrupa. Antitrupa janë tregues, por jo gjithherë janë mbrojtës”.