Aktualitet Lidhi dhe dhunoi 19-vjeçaren shtatzënë, kush është shqiptari i arrestuar

Lidhi dhe dhunoi 19-vjeçaren shtatzënë, kush është shqiptari i arrestuar

Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku shtetasi shqiptar nga Cakrani i Fierit, Ymer Ramadan Haxhiaj i datëlindjes 1997 u arrestua në vendin e quajtur Cilivi prej policisë së ishullit jonian, pasi sipas denoncimit në adresë së tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi në abort ish-të dashurën e tij, Athina Marula e datëlindjes 2005.

Policia thotë se Haxhiaj dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzania e kësaj të fundit.

Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.

Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi.

Atje pas një debati, i kërkoi 19 vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi.

I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën.

Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh.

Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital.

Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.

Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte që të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren.

Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vjet.