Extra Macron foli shqip, Lorik Cana tregon se si ia mësoi tekstin e...

Macron foli shqip, Lorik Cana tregon se si ia mësoi tekstin e urimit në avion

Këto fjalë në shqip që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i tha gjatë darkës që kryeministri Edi Rama shtroi për të, të hënën në mbrëmje, ia mësoi ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana.

Ky i fundit në një intervistë për gazetarin, Blendi Fevziu tregoi gjithashtu se ishte ftesa e Macron që ai të bëhej pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëronte dhe presidentin francez gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.

“Presidenti Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, iu desh 2 ose 3 herë që ta përsëriste dhe kishte mësuar”, tha Cana.

Cana zbuloi edhe një të përbashkët mes tij dhe Presidentit Macron.

“Është një fans i çmendur i futbollit dhe kemi një pasion të përbashkët që është një fans i çmendur i Marsejës”.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron mori edhe një dhuratë të veçantë nga Lorik Cana, një fanellë të Marsejës kur ai luante për këtë skuadër.