Extra Makaronat dhe dieta, mitet e rreme për një ushqim simbol dhe të...

Makaronat dhe dieta, mitet e rreme për një ushqim simbol dhe të preferuar

Makaronat, një ushqim i gjithanshëm dhe simbol i identitetit italian dhe objekt i shumë kritikave, kanë superfuqinë e ndryshimit të peshës dhe formës trupore për shkak të pranisë së lëndës ushqyese, karbohidrateve.

”Karbohidratet janë burimi kryesor i trupit tonë. Ato arrijnë te qelizat shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme, duke na lejuar të kryejmë funksionet tona jetësore sa më mirë që të jetë e mundur”, tha dietologia Giulia Graziano nga organizata jofitimprurëse “Animenta” me rastin e Ditës Botërore të Makaronave që festohet çdo 25 tetor.

“Në mungesë të këtyre, trupi duhet të marrë energji nga burime të tjera, yndyrat dhe proteinat. Konsumimi i makaronave, si dhe i drithërave të tjera, mbetet i nevojshëm për organizmin tonë”, shtoi ajo.

A janë makaronat një aleat i dietës? Më poshtë vijojnë mitet e rreme për këtë ushqim.

Makaronat ju shëndoshin! E rreme!

Karbohidratet e pranishme përdoren si lëndë djegëse për të kryer të gjitha aktivitetet trupore, duke përfshirë rrahjet e zemrës, qarkullimin e gjakut, frymëmarrjen, aktivitetin mendor dhe fizik.

Është më mirë të hani makarona para orës 18:00! E rreme!

Kjo ide është e pasaktë pasi trupi vazhdon të funksionojë edhe pas kësaj ore. Ai nuk bën pushim dhe ka nevojë për energji 24 orë në ditë.

Ngrënia e makaronave në darkë mund të jetë e dobishme dhe ndihmon në gjumin e natës dhe për një humor më të mirë.

Në fakt, konsumimi i makaronave stimulon prodhimin e serotoninës, një neuromediator themelor për rregullimin e humorit dhe ritmit të gjumit.

Makaronat janë një ushqim i komplikuar për t’u tretur! E rreme!

Makaronat nuk janë një ushqim i vështirë për t’u asimiluar, megjithëse gatimi mund të ndikojë në tretje.

Në fakt, gatimi “al dente” favorizon tretjen e tyre, ndryshe nga makaronat e pjekura shumë, të cilat jo vetëm rrezikojnë të humbasin vetitë e tyre, por tentojnë të bëhen si ngjitës në aparatin tretës, duke e bërë më të vështirë procesin.

Nëse heq karbohidratet, do të humbasësh në peshë! E rreme!

Humbja e peshës shumë shpejt duke ndjekur dieta restriktive çon në përkeqësim të përbërjes së trupit.

Konkretisht, ka një humbje të ujit dhe masës së dobët/muskulore që çon në një ulje të nevojave për energji.

Trupi ynë përshtatet me energjinë e reduktuar duke ngadalësuar funksionet e tij, përfshirë ato metabolike.

Makaronat pa gluten çojnë në humbje të peshës. E rreme!

Makaronat pa gluten janë të përshtatshme për ata me sëmundje autoimune.

Ky besim i gabuar shpesh lind nga një trup i hollë.

Kjo në fakt nuk lidhet me konsumimin e ushqimeve pa gluten, por shkaktohet nga atrofia e vileve të zorrëve, e cila çon në përthithjen e reduktuar të lëndëve ushqyese.

Përkundrazi, përbërës të tillë si aditivët ose yndyrat shtohen shpesh në produktet pa gluten, të cilat garantojnë stabilitet më të madh strukturor të produkteve, kur gluteni mungon.

Ndodh shumë shpesh që, për shkak të këtyre miteve të rreme, shumë persona përfundojnë duke eliminuar makaronat nga dieta e tyre, duke i zëvendësuar ato me ushqime ose vakte që përfshijnë një pjesë të proteinave dhe perimeve të bollshme.

“Kjo zgjidhje, përveçse nuk është e qëndrueshme në terma afatgjatë, nuk është e dobishme për trupin tonë”, tha dietologia.

Përjashtimi i karbohidrateve nga dieta jonë do të thotë të jetojmë në një borxh të vazhdueshëm energjie, duke e vënë trupin tonë në rrezik në lidhje me episodet e mundshme të mbingopjes, humbjes së kontrollit të ushqimit dhe obsesionit pas tij.

Eliminimi i një ushqimi nga dieta juaj çon në rritjen e dëshirës suaj për ta konsumuar atë në një sasi më të bollshme kur vendosim ta lejojmë atë në trupin tonë”, shtoi dietologia.

Prandaj, eliminimi i makaronave mund të jetë një zgjidhje jopërfituese.