Sport Maxi Lopez: Kur Ibrahimovic donte të më thyente turinjtë…

Maxi Lopez: Kur Ibrahimovic donte të më thyente turinjtë…

Maxi Lopez kthehet te kohët kur luante me Milanin dhe kujton episodin me Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi argjentinas për Tyc Sport” rrefeu: “Më kujtohet një herë. Ne duhet të luanim kundër Parmës në Tardini”, tha Maxi Lopez, duke rrëfyer një episod që ndodhi në kohën kur vishte fanellën e Milanit. “Hodha një top brenda zone pak më të gjatë seç duhej në drejtim të Ibrahimovic. Zlatan qëndroi në vend, pra nuk lëvizi…”.

“Fillimisht nuk më pa as në fytyrë dhe shihte topin! Pastaj u kthye nga unë dhe o Zot sa gjëra më ka thënë… Më tha se e donte topin në këmbë, kurse unë iu përgjigja se ishte një pasim i mirë dhe se mund ta kishte mbërritur”.

“Në dhomat e zhveshjes nuk hapi gojën. Më foli vetëm 3 ditë më pas, përpara se të luanim në Champions League: më pëlqeni ju argjentinasit, ndryshe nga brazilianët thoni atë që mendoni pa problem sepse keni karakter. Por, herën tjetër që do të bësh kështu t’i thyej turinjtë”.