Politika Meta nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

Meta nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kreu i shtetit ka ftuar në takim të veçanta krerët e partive politike.

Të premten në orën 11:00, Meta ka ftuar në takim kreun e Partisë Socialiste, Kryeministrin Edi Rama, ose një përfaqësues nga kjo forcë.

Një orë më pas në selinë e Presidencës, Meta do të presë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në bazë të ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor koha e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme është periudha Prill – Maj ndërsa datën e vendos Presidenti i vendit.