Bota Mjekët: Trump në gjendje të mirë shëndetësore, 48 orët e ardhshme, më...

Mjekët: Trump në gjendje të mirë shëndetësore, 48 orët e ardhshme, më kritiket

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u dërgua sot në spital për shkak të koronavirusit dhe të rejat për shëndetin e tij janë duke u pritur me ankth nga miliona njerëz.

Të rejat e fundit pranë familjes së presidentit bëjnë me dije se të dhënat shëndetësore të 24 orëve të fundit të Trump ishin shqetësuese dhe për këtë arsye 48 orët e ardhshme janë vërtetë kritike.

Më herët, mjeku personal i presidentit, doktor Sean Conley njoftoi të shtunën se zoti Trump ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Të premten pasdite Presidenti Donald Trump u shtrua në Qendrën Mjekësore Walter Reed në shtetin e Merilendit shumë pranë kryeqytetit, Uashington DC.

Conley tha gjithashtu se ishte ai që kishte rekomanduar që zoti Trump, i cili njoftoi të premten herët në mëngjes se ishte prekur nga koronavirusi, të shtrohej në spital, kjo si masë paraprake.

“Aktualisht ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të kënaqur me përparimin e gjendjes shëndetësore të presidentit. Të enjten, ai kishte një kollë të lehtë, rrjedhje të lehtë hundësh e lodhje, të gjitha këto aktualisht po përmirësohen”, u tha zoti Conley gazetarëve gjatë një komunikimi me ta në ambientet jashtë spitalit.

“Presidenti nuk ka më temperaturë, vështirësi në frymëmarrje apo efekte të tjera nga infeksioni”, tha ai.

“Java e parë e Covid dhe në veçanti ditët 7-10 janë më kritiket për të përcaktuar ecurinë e sëmundjes. Në këtë momente ekipi është i kënaqur me progresin që presidenti ka bërë”, shtoi doktori Conley.