Extra Momenti prekës kur një fëmijë dëgjon zërin e nënës së saj për...

Momenti prekës kur një fëmijë dëgjon zërin e nënës së saj për herë të parë (VIDEO)

Vogëlushja Savvi, foshnja e lindur e shurdhër, solli lot gëzimi në sytë e familjes së saj. Falë  teknologjisë, ajo arriti të dëgjojë zërin e nënës së saj për herë të parë.

Bëhet fjalë për Savvanën e vogël, një vajzë të vogël vetëm disa muajshe, e cila ka pasur probleme me dëgjimin që nga dita e lindjes dhe nuk kishte dëgjuar asnjëherë zhurmat e mjedisit të saj.

Dje ishte hera e parë që prindërit e vogëlushes Savvi i pajisën asaj  aparate dëgjimi të krijuara posaçërisht për foshnjat.

Sapo dëgjoi tingujt e parë filloi të qante pasi nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte saktësisht. Pikërisht atëherë ajo dëgjoi zërin e nënës së saj, duke e mirëpritur me ëmbëlsi në botën e re, të çuditshme të tingujve dhe duke e pyetur nëse ishte mirë. Pikërisht atëherë Savvi i vogël pushoi së qari dhe e shikoi me emocion, por edhe… çudi që prindërit dhe të afërmit e saj po flisnin me të.

Videoja prekëse është postuar nga nëna e saj në Twitter, duke shkruar: “Është e lehtë t’i marrësh gjërat e vogla si të mirëqena, por në shtëpinë tonë dhuntia e zërit nuk është një prej tyre! Të duam Savvie!”.