Bota “Navy Seal” shpëtojnë amerikanin në Nigeri, vriten pengmarrësit

“Navy Seal” shpëtojnë amerikanin në Nigeri, vriten pengmarrësit

Forcat speciale të ushtrisë amerikane arritën të shpëtonin një shtetas amerikan i cili ishte rrëmbyer nga disa persona të armatosur në veri të Nigerisë, në një operacion ku mbetën të plagosur dhe disa nga pengmarrësit.

Sipas burimeve nga administrata amerikane, 27-vjeçari Philip Walton u rrëmbye të martën në shtëpinë dhe për këtë arsye në aksion u hodhën forcat Navy Seals.

I riu amerikan ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në rezidencën e ambasadorit amerikan në Niger dhe mësohet se gjatë operacionit të shpëtimin nuk u plagos asnjë nga ushtarët.

Për këtë ngjarje reagoi dhe presidenti Donald Trump, i cili e cilësoi një arritje shumë të madhe për Forcat Speciale Amerikane.

Përgjatë një konference për shtyp, sekretari McEnany tha se gjatë administratës Trump janë shpëtuar 55 pengje amerikane në 24 vende të ndryshme.