Sport Ndahet papritur nga jeta trajneri i ekipit të Butrintit

Ndahet papritur nga jeta trajneri i ekipit të Butrintit

Është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjteje, Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti.

Mësohet se Çipa ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

58-vjeçari mori drejtimin e Butrintit gjatë muajit gusht të vitit 2022. Ndërkohë që ai ka qenë dhe vetë një futbollist i njohur i këtij ekipi.

Skuadra sarandiote aktualisht ndodhet në kategorinë e dytë të futbollit në Shqipëri.

Në lidhje me ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma.

“I trishtuar për ndarjen e papritur nga jeta të Odise Çipës.

Do iu mungojë familjes, miqve, shokëve, komunitetit të futbollit e skuadrës së Butrintit, që aq shumë e deshi dhe kontribuoi me pasion e dashuri! I paharruar kujtimi i tij”, shkruan kryebashkiaku.