Aktualitet Nga dita e sotme rritje e pagës për ushtarakët, rroga mesatare 55...

Nga dita e sotme rritje e pagës për ushtarakët, rroga mesatare 55 mijë lekë 

Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen e pagës për ushtarakët me 7%, duke filluar nga dita e sotme.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nënvizoi se rritja do të zbatohet për të gjitha gradat, nga gradat më të larta deri tek ushtarët e thjeshtë.

“Rritja e pagës nuk është me një fenomen spontan, por po bëhet i përvitshëm, çdo vit do të kemi rritje deri sa të arrihet mesatarja e hapësirës ku bëjmë pjesë, pra në NATO”, ishin fjalët e tij në konferencën për shtyp pas mbledhjes.

Ai dha një shembull: “Sot në qoftë se je 18 vjeç dhe pranohesh në ushtri ose je kadet, paguhesh menjëherë 55 mijë lek dhe 10 mijë lek trajtim ushqimor, dhe kjo është baza, ndërkohë që paga mesatare është me vendimin e sotëm 87 mijë lekë, dhe 40% më e lartë”.

Një vendim tjetër nga Këshilli i Ministrave erdhi nga ministria e Bujqësisë, aty ku ministrja Krifca ndër të tjera deklaroi se do të ketë një mbështetje me 3.3 miliardë lekë.

“Do të ketë mbështetje ndaj sektorit të bujqësisë, veçanërisht sektorë prioritare si blegtoria me 10 krerë e sipër gjedhë dhe 100 bagëti të imta, mbështetja e fermave organike, bletarinë, anijet e peshkimit me rigjenerimin e motorëve te tyre, sistemin e prodhimit në serra”.