Aktualitet Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Dy të rinjtë tentuan të vrasin në...

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Dy të rinjtë tentuan të vrasin në pritë Taulant Ahmetin

Zbardhet përplasja me armë e ndodhur ne qytetin e Shkodrës një ditë më parë. Të dhënat nga Policia e Shkodres bëjnë me dije se ngjarja nuk ka qene një konflikt i çastit, por dy të rinjtë të cilët janë shpallur në kërkim nga policia i kane ngritur pritë 32-vjeçarit Taulant Ahmeti.

Burimet flasin për një tentativë të mirëfilltë vrasje ndaj shtetasit Taulant Ahmeti pasi këtij të fundit i është bërë pritë dhe sapo ka zbritur nga automjeti ne drejtim të tij i armatosur ka shkuar shtetasi Gledis Ustabeqiri 23 vjeç i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç.

Taulant Ahmeti e ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëherë Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armën. Në këto momente ka ndërhyrë dhe Hygert Muçaj i cili ka qëlluar me shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin duke i shkaktuar dëmtime të renda.

Agresorët pasi kanë parë që Ahmeti nuk po largohet, madje i është përgjigjur me konfrontim fizik edhe pasi ka pare armën, Ustbeqiri ka gjuajtur tre herë, por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur dhe më pas janë larguar me mjetin e tyre Benz fouristradë ML me targa AA 250 VH.

Policia është në kërkim të tyre, ndërsa Taulant Ahmeti pasi ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe është lenë i lirë. Ai ka refuzuar të flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vrisnin, madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikoje personat që e kanë qëlluar pasi kanë patur kapele dhe syze.