Kryesore Nis protesta kundër rritjes së çmimeve

Nis protesta kundër rritjes së çmimeve

Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Megjithatë, vihet re se në shesh janë të pranishëm një numër i ulët qytetarësh, të cilët mbajnë disa pankarta në duar në shenjë proteste.

“S’mban më ujë pilafi” është slogani i protestës së thirrur në rrjete sociale.

Ndërsa “Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria” janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Kjo është protesta e parë që prej muajit mars, ku u zhvilluan disa të njëpasnjëshme kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës dhe të disa produkteve ushqimore.