Bota “Një variant i ri i Covid-19 po përhapet në Britaninë e Madhe”

“Një variant i ri i Covid-19 po përhapet në Britaninë e Madhe”

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi këtë të hënë se “një variant i ri i Covid-19” është identifikuar në vende të ndryshme të Britanisë së Madhe.

Ai është shprehur në Parlament se ky mutacion i ri i koronavirusit është identifikuar ditët e fundit, dhe ka shumë të ngjarë të lidhet me rritjen e shpejtë të rasteve në Londër.

Ministri Hancock tha se për këtë është njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kanë filluar studimet e hollësishme, por megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë që sëmundja është përkeqësuar ose se vaksinat nuk do të funksionojnë.

Ministri u tha ligjvënësve se javën e kaluar kishte rritje të përhapjes së virusit në të gjithë Londrën dhe deri më tani, autoritetet nuk e dinë në çfarë mase varianti i ri çoi në shpërthimin e rasteve.

Hancock theksoi nevojën për veprim të shpejtë dhe vendimtar, i cili është i nevojshëm për të kontrolluar pandeminë gjatë periudhës së vaksinimit.

“Ne kemi identifikuar më shumë se 1.000 raste me këtë variant, kryesisht në Jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në rreth 60 zona të ndryshme“, tha ai.