Extra Nuk do ta njihni, por ky është Bradley Cooper në filmin e...

Nuk do ta njihni, por ky është Bradley Cooper në filmin e tij të ri

Ai duket i rëndësishëm, paksa i njohur – si një xhaxha i humbur prej kohësh, ose ai plaku që luan shah çdo ditë në park.

Është aktori Bradley Cooper, nën shtresat e grimit protetik, si kompozitori i moshuar, legjende e teatrit muzikor, Leonard Bernstein në “Maestro”, një film biografik që po xhirohet aktualisht për Netflix.

Netflix i postoi fotot Bradley Cooper të hënën në Twitter.

“Ai madje ka qime të bardha në krahë! Një vëmendje e tillë ndaj detajeve! Kushdo që është grimuesi/personi i flokëve në atë film, duhet të fitojë disa çmime të mëdha”, ishte një nga komentet.

Leonard Bernstein në 1970

Cooper, 47 vjeç, gjithashtu drejton edhe filmin.

Krah tij luan Carey Mulligan në rolin e gruas së Bernstein, Felicia Montealegre.

Fotot e reja publicitare tregojnë gjithashtu Cooper një Bernstein më të ri, duke ndarë një buzëqeshje me Montealegre të aktores Mulligan.

Carey Mulligan dhe Bradley Cooper në filmin Maestro