Bota Nuk ndalet rritja e rasteve të reja me Covid në Itali, pjesa...

Nuk ndalet rritja e rasteve të reja me Covid në Itali, pjesa më e madhe kthehen nga pushimet

Nuk ndalen më rastet e COVID-19 në Itali. Sipas autoriteteve shëndetësore sot 1210 persona janë diagnostikuar me COVID-19, duke  e çuar në 259345 bilancin total.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 7, ndërkohë që 69 persona janë në terapi intensive.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 239 raste, por shqetëson edhe rritja në zonën e kryeqytetit italian, Romës, ku janë regjistruar 184 raste të reja. Sipas autoriteteve, rreth 60% të rasteve vijnë nga persona që ndodheshin me pushime, veçanërisht në Sardenjë, ku në fakt edhe sot regjistrohen 84 raste të reja.

Personat që vijnë nga vendet ballkanike përbëjnë një numër të mirë të rasteve pozitive, si në rastin e dy grave që u testuan pozitive në Brindizi, në kthim nga Shqipëria.