Aktualitet Operacion anti-drogë në Tiranë, 15 persona të ndaluar

Operacion anti-drogë në Tiranë, 15 persona të ndaluar

31 persona janë proceduar si pjesë e një hetimi anti-drogë të koduar “Tentakulat” nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Nga këta, 15 persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit, 2 janë në kërkim dhe 14 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, gjatë një konference për shtyp, u shpreh se droga shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate.

Gjatë operacionit u sekuestruan 745 gram kokainë, 110 gram heroinë dhe 1.3 kg kanabis, të gjitha të ndara në doza dhe gati për shitje. Po kështu, u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në Euro e Dollarë.