Politika PD padit në SPAK Edi Ramën, ministra, deputetë e kryebashkiakë

PD padit në SPAK Edi Ramën, ministra, deputetë e kryebashkiakë

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë nën akuzën se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

PD ka kallëzuar 16 funksionarë të lartë qeveritarë për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Sipas PD, zyrtarët e lartë të PS kanë marrë pjesë në aktiviteteve që tashmë janë të ndaluara edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.

Zyrtarët e paditur nga PD në SPAK

  • Edi Rama, Kryeministër
  • Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendin
  • Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
  • Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
  • Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
  • Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
  • Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;
  • Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
  • Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
  • Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
  • Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
  • Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
  • Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
  • Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
  • Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë

 

“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet.”- theksohet në kallëzimin e PD.