Politika Përgjimi/ Rama: Mora në telefon Veliajn dhe e pyeta për ‘çfarë e...

Përgjimi/ Rama: Mora në telefon Veliajn dhe e pyeta për ‘çfarë e përmend SPAK-un’?

Kryeministri Edi Rama e ka shmangur çështjen e audio-regjistrimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në konfliktin me FSHF-në.

“Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Qeveria është tërësisht jashtë kësaj çështjeje. Tani axhendën e emisionit tuaj nuk do ta bëj unë, por më shumë interes për shqiptarët do të ishte legalizimi i kanabisit, apo amnistia për kursimet e emigrantëve.

Konflikti mes Bashkisë së Tiranës e FSHF-së nuk është ë interes të njerëzve. Të gjitha përgjimet dalin nga konteksti, nuk i shoh, transformohen… Mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo dhe më sqaroi për pozicionin e tij.

Dhe i thashë “po SPAK për çfarë e përmend?” se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare. Unë e di që përgjimet transformohen se e kam provuar në kurrizin tim. Çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione” – tha Rama në “Open”.