Politika Përjashtimi i Fatos Tushes nga PS, Basha: Shqiptarët e dinë mirë se...

Përjashtimi i Fatos Tushes nga PS, Basha: Shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka

Pas mbledhjes së kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive në vend dhe pas përjashtimit të kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe nga PS, ka ardhur edhe reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, Basha shprehet se “peshku qelbet nga koka!”.

“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, shkruan Basha, krahas një fotoje të raportit të BB dhe BERZH mbi nivelin e ryshfetit në Shqipëri.