Aktualitet Policia: 32-vjeçarja që u gjet tek Ura e Dajlanit është vrarë, 17...

Policia: 32-vjeçarja që u gjet tek Ura e Dajlanit është vrarë, 17 të shoqëruar

32-vjeçarja që u gjet e vdekur ditën e sotme në Urën e Dajlanit në Durrës është vrarë. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas ekspertizës mjekoligjore. Uniformat blu bëjnë me dije se e reja është vrarë me mjet prerës.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës”, njoftoi policia.

Viktima quhet Luljeta Preza. 32-vjeçarja është banuese në Sukth. Ndërkohë policia thotë se deri më tani janë shoqëruar 17 persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Dyshohet që Preza është abuzuar edhe seksualisht.

Dyshimet janë që ajo ishte punonjëse seksi me pagesë.