Bota Prindërit që vranë dhe copëtuan regjisorin pranojnë se kanë vrarë vite më...

Prindërit që vranë dhe copëtuan regjisorin pranojnë se kanë vrarë vite më parë edhe vajzën dhe dhëndrin

Pas arrestimit, çifti ka pranuar se ka vrarë disa vite më parë edhe vajzën dhe dhëndrin. Trupi i Babak Khorramdin i bërë copash u gjet në një kosh plehrash.

Irani është nën shock për vrasjen e “nderit” që ka pushtuar faqet e parë të çdo gazete të vendit. Viktima është regjisori i njohur kinematografik, Babak Khorramdin, 47 vjeç. Trupi i tij u gjet i copëtuar në një kosh plehrash. Ngjarja bëhet më horror nga fakti që ishin prindërit ata që e vranë dhe e copëtuan. Por ende nuk mjafton: çifti i moshuar, të vënë në presion nga policia, ka rrëfyer se kanë vrarë para disa vitesh edhe vajzën e tyre dhe dhëndrin, në të njëjtën mënyrë.

Khorramdin ishte diplomuar për kinema në Universitetin e Teheranit në 2009 dhe më pas ishte transferuar në Londër, ku jetoi për disa vite. Pasi u rikthye në Iran i ishte dedikuar mësimdhënies. Nuk ishte martuar kurrë dhe kjo iu kishte krijuar parehati prindërve. edhe pse frekuentonte disa nga studentet e tij. Trupi i tij i copëtuar i gjet në një valixhe së bashku me disa mbeturina të hedhura në një kosh plehrash në periferi të Teheranit. Policia e identifikoi falë gjurmëve dixhitale të duarve të tij.

Pasi shkuan në shtëpinë e prindërve – Iran Khorramdin, 74 vjeç, dhe Akbar Khorramdin, 81 – policia gjeti prova të tjera të krimit dhe në fund çifti i rrëfye. Pa treguar asnjë pendesë. Madje babai tregoi me bollëk detaje nga ngjarja: “Ishte e premte kur nëna e tij gatoi pulë dhe hodhi në të ilaçe gjumi që të humbiste ndjenjat. Por ai nuk hëngri gjellën dhe shkoi të flinte, kështu e vumë ushqimin në frigorifer. Ditën tjetër pasi u zgjuar e hëngri gjellën” dhe ra në gjumë. Në atë pikë, dyshja e lidhi në një karrige dhe pasi i vunë në kokë një qese plastike e qëlluan me thikë disa herë. Më pas e copëtuan.

Gjatë marrjes në pyetje, dyshja rrëfeu se kishin vrarë disa vite më parë edhe vajzën e tyre, pasi sipas tyre drogohej dhe më pas dhëndrin e tyre, sepse ishte bërë i dhunshëm. Nuk kishte asnjë lloj shenjë pendese nga dy të moshuarit. Babai, gjatë seancës gjyqësore, tha: “Nuk pendohem për atë që kam bërë në bashkëpunim me gruan time. Ishin të korruptuar dhe falenderoj Zotin”.

Vrasja është zakonisht një dënim kapital në Iran, por personat që vrasin fëmijët e tyre rrezikojnë maksimumi 10 vite burg. Prindërit e Khorramdin, shkruan The Guardian, rrezikojmë gjithsesi dënimin me vdekje, sepse do të gjykohen për vrasjen e dhëndrit.