Aktualitet Prokuroria kërkon në Apel 12 vjet burg për ish-ministrin Tahiri

Prokuroria kërkon në Apel 12 vjet burg për ish-ministrin Tahiri

Prokurorët e çështjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri, kanë kërkuar në Apel dënimin me 12 vjet burg të tij dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Mara e Prençi i dorëzuar argumentet e tyre në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancë morën pjesë ish-ministri Tahiri dhe ish-vartësi i tij Çela, i cili u vetëdorëzua para pak ditësh në Policinë e Tiranës.

Tahiri e Çela u dënuan më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë përkatësisht me 3.5 e 5 vite burg. Por dënimi për ish-ministrin u shndërrua në shërbim prove ndërsa nuk ka ndryshuar ende ndaj Çelës.