Bota Rrëzohet statuja e Kristofor Kolombit në SHBA: Përfaqëson gjenocidin

Rrëzohet statuja e Kristofor Kolombit në SHBA: Përfaqëson gjenocidin

Një statujë e Kristofor Kolombit është rrëzuar dhe hedhur në një liqen në Riçmond të SHBA-së, në protestat kundër racizmit që kanë “mbërthyer” këtë vend.

Te skulptura, përpara se të hidhej, u shkruajt fraza “Kolombi përfaqëson gjenocidin”.

Aktivistja Chelsea Higgs-Wise iu drejtua turmës me këto fjalë: “Duhet ta fillojmë nga aty ku ka nisur e gjitha. Duhet ta fillojmë nga njerëzit që erdhën të parët në këtë tokë”.

Statuja është vendosur në Riçmond në dhjetor 1927, duke u bërë statuja e parë e Kristofor Kolombit në jug të SHBA-së.