Politika Protesta, Berisha shton truprojat, mes tyre edhe Erzen Breçani

Protesta, Berisha shton truprojat, mes tyre edhe Erzen Breçani

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një protestë me mbështetësit e tij kundër ardhjes se Aleksandër Vuçiç, Ballkanit të Hapur dhe aferës së inceneratorëve.

Ajo që ra në sy ishte numri i lartë i badigardëve që rrethojnë ish-kryeministrin në këtë tubim. Numërohen tetë të rinj që rrethojnë Berishën, ndërsa në krye të tyre qëndron ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani.